Home / Sport / Baloteli siguron një barazim për Milanin

Baloteli siguron një barazim për Milanin

Mario Baloteli vazhdon të shënojë për Milanin, duke çuar në tre numrin e golave me këtë skuadër në dy ndeshjet e luajtura deri tani. Por këtë radhë, kuqezinjtë nuk kanë arritur t’i gëzohen fitores, pasi janë ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Kaljarit në transfertë.

Takimi i luajtur në stadiumin “Is Arenas” mes dy skuadrave ka qenë thuajse i barabartë, ndonëse Baloteli ka spikatur me lojën e tij duke detyruar kundërshtarët që të shkaktonin shumë faulle të rëndë për ta ndalur. Jo rastësisht Konti, Desena dhe Astori ndëshkohen me karton të verdhë për faullet ndaj sulmuesit, ndërsa mbrojtësi më pas ndëshkohet me karton të kuq për shkak të faullit ndaj Balotelit që shkaktoi penalltinë në favor të Milanit. Baloteli shënon qetësisht nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin e ndeshjes për ekipin e tij, që kishte qenë në disavantazh që në fundin e pjesës së parë falë golit të Ibarbo.
Një rezultat i bujshëm është padyshim fitorja 3-1 e Sampdorias përballë Romës, duke treguar se kriza e kryeqytetasve nuk është zgjidhur me largimin e trajnerit Zdenek Zeman. Verdhekuqtë kanë rënë në vendin e 9-të në renditje dhe duket se do ta kenë të pamundur të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, që ishte objektivi i tyre në fillimin e sezonit.

Seria A
Java 24 / Rezultatet
Parma-Xhenoa 0-0
Atalanta-Katania 0-0
Kaljari-Milan 1-1
Palermo-Peskara 1-1
Sampdoria-Roma 3-1
Bolonja-Siena 1-1
Udineze-Torino 1-0

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *