Home / Sport / Baloteli, tjetër gol me peshë për Milanin

Baloteli, tjetër gol me peshë për Milanin

Mario Baloteli po tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar për Milanin me golat e tij, duke bërë që drejtuesit e kësaj skuadre të mos pendohen për shumën që kanë paguar për ta transferuar nga Anglia.

Ish-sulmuesi i Mançester Sitit ka shënuar të premten golin e tij të katërt në tre ndeshjet që është aktivizuar me skuadrën e re, ndërsa i ka dhënë tri pikë të tjera të vlefshme skuadrës së tij në fitoren 2-1 ndaj Parmës. Në takimin e luajtur në “San Siro”, përballë një skuadre mjaft në formë, Milani ka arritur të dominojë në lojë, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Por ndihma i ka ardhur pikërisht nga lojtarët kundërshtarë pasi ka qenë Paleta i cili në minutën e 39-të ka devijuar topin në portën e tij.
Për të mbyllur ndeshjen në pjesën e dytë ka menduar i zakonshmi Mario Baloteli, i cili këtë radhë ka shënuar me një goditje dënimi të shkëlqyer në minutën e 78-të, ndërsa goli i Sansone në minutën e 3-të shtesë të takimit ka shërbyer vetëm si ngushëllim për ekipin e Donadonit.
Me këtë sukses, Milani ngjitet përkohësisht në vendin e tretë në renditje, duke i vënë nën trysni si Lacion, ashtu edhe Interin, që kanë humbur diferencën e ndjeshme që kishin ndaj kuqezinjve deri pak javë më parë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *