Home / Sport / Barça, ndeshje miqësore me ekipin izraelito-palestinez

Barça, ndeshje miqësore me ekipin izraelito-palestinez

Barcelona ka planifikuar të luajë një ndeshje miqësore në fund të korrikut ndaj një skuadre të përbërë nga izraelitë dhe palestinezë, me shpresën që kjo ndeshje që do të luhet në Tel Aviv, të shërbejë për të promovuar paqen në Lindjen e Mesme.

Lajmi i konfirmua nga presidenti i klubit katalanas, Sandro Rosell, i cili vizitoi Tel Avivin dhe u takua atje me presidentin izraelit, Shimon Perez.

“Barcelona dëshiron të kontribuojë në përpjekjen për të forcuar urat e paqes dhe dialogut mes komuniteteve të Izraelit dhe Palestinës. Mënyra më e mirë që mund ta bëjmë një gjë të tillë është nëpërmjet një topi futbolli”, tha Rosell.

Presidenti i Federatës Izraelite të Futbollit, Avi Luzov, shpjegoi se ndonëse takimi do të luhej në stadiumin e Tel Aviv, skuadra që do të luante përballë katalanasve do të përbëhej në mënyrë të barabartë nga lojtarë izraelitë dhe palestinezë, ndërsa do të drejtohej nga trajnerët e dy ekipeve kombëtare.

Për të bërë të mundur realizimin e kësaj marrëveshje, Sandro Rosell do të shkojë sot në Ramallah për të takuar presidentin palestinez, Mahmud Abas. Presidenti katalanas ka kujtuar se kjo nuk është iniciativa e parë e këtij lloji, pasi një ndeshje e tillë është luajtur në “Kamp Nou” në vitin 2005.

Problemi kryesor i zhvillimit të kësaj ndeshje në Tel Aviv do të jetë fakti se palestinezët nuk do të kenë tifozë në stadium, pasi Izraeli nuk lejon lëvizjen e lirë të palestinezëve në këtë shtet. Megjithatë, Rosell duket se ka marrë sigurinë se nuk do të ketë diskriminim ndaj lojtarëve palestinezë të zgjedhur për këtë ndeshje dhe secili prej tyre do të lejohet të luajë në Tel Aviv, pavarësisht të kaluarës së tij.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *