Home / Sport / Barcelona bën autokritikë pas humbjes me Milanin

Barcelona bën autokritikë pas humbjes me Milanin

Humbja 2-0 ndaj Milanit ka lënë shenjë në radhët e Barcelonës, me futbollistët e kësaj skuadre që kanë pranuar se kjo ishte një nga ndeshjet më të dobëta që kanë zhvilluar në vitet e fundit. Mesfushori Andres Iniesta konfirmoi mendimin e përgjithshëm se kjo Barcelonë e shfaqur në “San Siro”, kishte shumë pak lidhje me atë skuadër që cilësohet si një nga më të fortat në historinë e futbollit botëror.

“Ky ishte një rezultat negativ. Gjëra të tilla mund të ndodhin kur nuk paraqitesh në ndeshje”, ishte komenti i mesfushorit, që la të kuptohet se skuadra kishte luajtur shumë poshtë pritshmërisë.
Edhe qendërmbrojtësi Zherard Pikë ka bërë autokritikë para kamerave, duke theksuar se ndoshta kjo humbje ishte pasojë e një mendjemadhësie të katalanasve.
“Prekja me dorë të goli i parë? Gjyqtarët mund të gabojnë por shpesh nuk ka justifikime. Ky është një rezultat shumë i keq. Duhet të përmirësohemi në “Kamp Nou” nëse duam të kalojmë turin. Dihej që “San Siro” është një fushë mjaft e komplikuar, pasi e dinim që Milani është një klub i madh. Për ne nuk ka justifikime”, tha ai duke hedhur poshtë pretendimet se katalanasit kishin pasur kundër gjyqtarin.
“Vinim në këtë ndeshje si favoritë dhe u duk qartë që ndoshta nuk jemi aq të mirë sa mendohet dhe nëse nuk japim maksimumin, nuk kualifikohemi”, ishte autokritika e Pike.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *