Home / Sport / Barcelona fiton falë dyshes Vija-Mesi

Barcelona fiton falë dyshes Vija-Mesi

David Vija ka treguar se është përsëri një lojtar i vlefshëm për Barcelonën, duke ndihmuar në përmbysjen e rezultatit ndaj Sevilejs në fitoren 2-1 të katalanasve në takimin e javës së 25-të.

Katalanasit kishin nevojë të jepnin një sinjal të fortë pas humbjes në Ligën e Kampioneve kundër Milanit, por Sevilja ka rezultuar një kundërshtar më i vështirë sesa mendohej, edhe për faktin se Roura kishte lënë në stol Zhordi Alba, Pedro, Ksavi e Buskets, pa harruar Pujol e Fabregas që shihnin ndeshjen nga tribuna. Për më tepër, miqtë arritën të shënojnë golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë, duke bërë që në “Kamp Nou” të bjerë në heshtje.
Por në fillimin e pjesës së dytë, Vija, i kthyer në fushë pas problemeve në veshka gjatë dy javëve të fundit, arriti të vinte baraspeshën me një gjuajtje me kokë në minutën e 52-të. Vetëm 8 minuta më vonë ishte radha e Mesit të shënonte golin “e zakonshëm”, ku si në golin e parë, falënderimet duhet të shkojnë edhe për Tejo, i cili hyri në fushë në fillimin e pjesës së dytë dhe u kthye në një protagonist absolut, në kundërshtim me Sançez që nuk arriti përsëri të bënte diferencën dhe duket se do të humbë vendin e titullarit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *