Home / Sport / Barcelona, parakontratë me portierin Ter Shtegen

Barcelona, parakontratë me portierin Ter Shtegen

Barcelona duket se ka zgjedhur portierin e të ardhmes, duke arritur në një akord paraprak me 20 vjeçarin gjerman, Mark-Andre Ter Shtegen, i cili aktivizohet aktualisht me Borusia Mynshengladbah.

Ter Shtegen cilësohet një nga portierët më me perspektivë dhe e ardhmja e përfaqësueses gjermane, ku ai grumbullohet me rregullsi si zëvendësuesi i Manuel Nojer. Katalanasit, në kërkim të një portieri pas refuzimit të Valdes për të rinovuar kontratën e tij, duket se e shohin atë si alternativën më të mirë të mundshme mes shtyllave të portës së tyre.
Ky fakt është publikuar dje në emisionin “Futboleros” të “MARCA TV”, gazetarët e të cilit janë të bindur se marrëveshja do të nënshkruhet në fund të këtij edicioni, kur Viktor Valdes të largohet, pasi nuk dëshiron që të vazhdojë më te katalanasit, ndonëse ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me këtë klub.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *