Home / Sport / Barcelona-Siti, sprinti final për Neimar

Barcelona-Siti, sprinti final për Neimar

Mançester Siti dhe Barcelona janë dy skuadrat që për momentin duket se janë shumë afër firmës me sulmuesin brazilian Neimar, të cilin e presin që në fund të këtij sezonin në Evropë. Të dy ekipet kanë bërë hapa konkret dhe nëse anglezët pretendojnë se kanë filluar bisedimet me familjen e tij, në Spanjë flitet se ai ka firmosur për katalanasit dhe transferimi do të kryhet gjatë verës.

“Daily Mail” bëri të ditur se Çiki Begirishtajn dhe Ferran Soriano, gjatë ndeshjes miqësore mes Anglisë dhe Brazilit të luajtur në “Uembli” në fillimin e këtij muaji, kanë takuar familjen e Neimar si dhe përfaqësuesit e tij, duke filluar zyrtarisht negociatat për ta bindur të transferohet te Mançester Siti. Bashkë me ta kanë qenë edhe drejtuesit e IMX Talent, kompanisë që menaxhon të drejtat e imazhit dhe mundësitë e karrierës së lojtarit të talentuar. Pikërisht kjo kompani është ajo që për momentin ka insistuar që Neimar të qëndrojë në Brazil deri pas Botërorit 2014, duke shpresuar që ky aktivitet të rrisë vlerën e tij para transferimit në Evropë.
Lajmi i publikuar nga “Daily Mail” ka marrë si përgjigje një “no comment” nga Mançester Siti, drejtuesit e të cilit flitet se janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit një çek të bardhë nëse ai vendos të transferohet në Angli.
Por njëkohësisht, nga Spanja ka ardhur një tjetër lajm i bujshëm, sipas të cilit, braziliani ka firmosur me Barcelonë dhe do t’i bashkohet kësaj skuadre gjatë verës, e jo pas një viti, siç spekulohet prej kohësh. Zhaume Lopis, një profesor i njohur në “IESE Business School”, tifoz katalanas dhe me shumë njohje brenda klubit, ka deklaruar në një program radiofonik se ka sigurinë se braziliani do të veshë fanellën e këtij ekipi që nga sezoni i ardhshëm.
“Një drejtues i Barcelonës sot më siguroi se është blerë Niemar dhe kjo do të ndihmonte rritjen e klubit në tregun brazilian”, tha Lopis, i cili ka preferuar të mos bëjë publik emrin e drejtuesit, por ka siguruar se transferimi i futbollistit do të zyrtarizohej në fund të këtij sezoni.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *