Home / Sport / Bayerni e shkatërron Schalken

Bayerni e shkatërron Schalken

Bayerni i Munichut e ka deklasuar Schalken me rezultat 4-0 në Allianz Arena në derbin e kësaj jave të zhvilluar në Bundesliga.

Bavarezët ishin të papërmbajtshëm ndaj Schalkes. Nga pika e bardhë Alaba në minutën e 19-të i dha epërsinë vendasve.

Bastian Schweinsteiger në minutën e 32-të shënoi ërp 2-0 dhe dyfishimin e epërsisë.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i vendasve. Alaba në minutën e 51-të shënoi për 3-0, para se Mario Gomez të shënonte për 4-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Bayerni është shumë pranë titullit pasi ka 54 pikë, 15 pikë më shumë se sa Dortmundi në vendin e dytë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *