Home / Lajme / Maqedoni / BDI DHE PDSH AKUZOHEN SE KUSH ËSHTË MË I MADH (VIDEO)

BDI DHE PDSH AKUZOHEN SE KUSH ËSHTË MË I MADH (VIDEO)

20 SHKURT – Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi ka drejtuar akuza të ashpra në adresë të liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Pas vëllazërisë 5 vjeçare me Gruevskin, Ali Ahmeti dje u tregoi shqiptarëve sa i madh ndjehet me jaranitë e reja me romët, Canovskin, jaraninë me Nikoliqin dhe Daçiçin, pas marrëveshjeve të nënshkruara!
I madh kundrejt shqiptarëve të diskriminuar, nënçmuar, ofenduar, të rrahur e të vrarë! I madh kundrejt Harun Aliut, i madh kundrejt nënës Feride dhe grave të tjera të tërhequr zvarrë nga policia maqedonase në rastin Monstra, i madh kundrejt flamurit kombëtar shqiptar, pasi që e zvogëloi për një të tretat me ligj, i madh kundrejt sakatosjes së gjuhës shqipe.

Beteja e PDSH-së është kundër tradhtisë , shitjes së interesave të shqiptarëve nga kushdoqoftë, të mëdhenj apo të vegjël qofshin. Ali Ahmetin me tajfën e tij nuk e shpëtojnë as tomahovkat, bunkerët dhe llogoret, terme këto të përdorura nga ai në mesazhin për “fushate të qetë” drejtuar shtabeve të tij, por që kjo pjesë nuk u përcjell nga mediumet.

Frika e humbjes ishte evidente dhe i ka kapluar të gjithë në BDI.
Ju apelojmë të jeni të qetë dhe mos shkaktoni probleme, sepse shumë shpejt do ta kuptoni kush janë të mëdhenjtë! Ata s’jeni ju. Te mëdhenjtë janë populli dhe zoti!

BDI DHE PDSH AKUZOHEN SE KUSH ESHTE ME I MADH ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *