Home / Lajme / Maqedoni / BDI me DR-në dhe PAE-në së bashku në zgjedhjet lokale

BDI me DR-në dhe PAE-në së bashku në zgjedhjet lokale

17 Shkurt – Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Demokracia e Re në zgjedhjet lokale të 24 marsit do të garojnë bashkarisht nën siglën e BDI-së.

“Të udhëhequr nga ideja dhe përkushtimi për unifikimin e faktorit politik shqiptar,të vendosur për të evituar mundësinë e shpërndarjes dhe humbjes së votës, si dhe të bindur se kështu respektojnë dëshirën dhe pritjen e strukturave të të dy subjekteve politike si dhe të mbarë opinionit më të gjerë kombëtar BDI dhe DR shpallin bashkëpunim për zgjedhjet lokale 2013”, thuhet në njoftimin për mediat të BDI-së

Siç thuhet në njoftim të dy partitë obligohen të bashkërendojnë aktivitetet parazgjedhore si dhe ato elektorale në frymën e afirmimit të vlerave kombëtare, standardeve demokratike dhe avancimin e idesë së unitetit dhe fuqizimit të potencialit politik, intelektual e profesional; promovim të ofertës më cilësore për përfaqësimin sa më të denjë e meritor të interesave të qytetarëve në asambletë lokale në të gjitha komunat ku do të garojnë bashkarisht nën siglën e BDI-së.

“Në listat e kandidatëve për këshilltarë të BDI-së në disa qendra elektorale do të përfshihen edhe kuadro e emra të spikatur të Demokracisë së Re, krejt kjo me qëllim parësor fitore bindëse në Këshillat e komunave ku BDI-ja do të konkurrojë”, citohet në njoftim duke nënvizuar se ideja dhe nevoja për bashkëpunim ndërpartiak ka qenë dhe vazhdon të mbetet perspektiva më e mire dhe më e sigurt për krijimin e një klime të relaksuar, afirmative dhe integruese.

Ndërkaq, partia shqiptare në pushtet ka arritur marrëveshje edhe me partinë e Fiat Canovskit. PEI do të mbështet kandidatin e BDI-së në Strugë Arben Llabënishta, ndërsa votat e përkrahësve të BDI-së në komunën Mavrovë-Rostushë do të derdhen për kandidatin e partisë së Canovskit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *