Home / Lajme / Maqedoni / BDI në Gostivar atakon Rufi Osmanin

BDI në Gostivar atakon Rufi Osmanin

Gostivar, 07 Shkurt – Dega e BDI-së në Gostivar ka reaguar kundër kryetarit të komunës së Gostivarit dhe kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani, pas deklarimeve të këtij të fundit në një nga emisionet televizive maqedonase.

“Kryetari aktual i komunës së Gostivarit edhe më tutje pa fije turpi ofendon oponentin e tij z. Nevzat Bejtën ndërsa nga ana tjetër në rrjetet sociale lëvdohet me foton e bërë me emblemën e UÇK-së, ku në krahun e tij të majtë është pikërisht Nevzat Bejta. Ndërkaq, kur flet për zgjedhjet e ardhshme lokale, frikohet si një çun i vogël që ka frikë nga “shokët” që mos ia marrin lodrën nga dora. Optimizmi i Rufi Osmanit i tejkalon të gjitha kufijtë e normales kur flet për zgjedhjet lokale, për kombinacionet partiake parazgjedhore, duke ofenduar në mënyrën më primitive oponentin e tij partiak. Ai shkon edhe më larg, duke thënë se ambasadorët e huaj në vendin tonë nuk janë deri në fund të vetëdijshëm për antagonizmat në Maqedoni të cilët kanë shkuar aq larg që të ndërmjetësojnë dhe se do ti përsërisin gabimet që i kanë bërë në Shqipëri”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së, ku kryetar i saj është Nevzat Bejta, i cili garon për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Sipas BDI-së, ky vlerësim i Rufi Osmanit siç thuhet është në kundërshtim të plotë me agjendën politike të Bashkësisë Europjane dhe faktorëve relevant ndërkombëtarë të cilët mesiguri nuk kanë arritur në atë gjendje që të pranojnë sugjerime dhe këshilla nga Rufi Osmani.

“Kur flet për zgjedhjet e ardhshme lokale, ai flet me bindje të thellë se që në rrethin e parë zgjedhorë do të fitojë në Gostivar. Ndërkaq, në vazhdim të emisionit, kur flet për kombinimet parazgjedhore, si një çun i vogël frikohet nga parashikimet se mund të përfundojë si karriera politike e Vasil Tupurkovskit dhe e Imer Selmanit. Optimizmi i tij i gabuar u tregua edhe në zgjedhjet e kaluara kur “fluturonte me mendjen” duke parashikuar 17- 18 deputet ndërsa ngeli vetëm me dy. Tani, figura e tij prej një lideri lokal është konsumuar dukshëm ndërsa më e keqja që mund tu ndodh anëtarëve të RDK-së është që të gjithë ata të ngelin si peshku pa ujë në breg të detit siç ka vepruar edhe më pare”, thekson BDI. Në reagim nënvizohen edhe akuza personale dhe familjare, për nepotizëm dhe familjarizëm gjatë punësimeve dhe projekteve infrastrukturore në komunën e Gostivarit.

“Rufi Osmani u përgjigj edhe në pyetjen e gazetarit lidhur me foton e tij gjatë vitit 2001, me jelek dhe kapuç të UÇK-së dhe me këpucë elegante dhe tesha civile. Në përgjigjen e tij tha se “ka qenë përkrahës i UÇK-së ( e kush nuk ka qenë z. Osmani) dhe ka ndihmuar në logjistikë, duke thënë më pastaj se nuk ka qenë anëtar aktiv i UÇK-së. R.Osmani lë të kuptojë opinioni i gjerë, e veçmas ai maqedonas se ai nuk ka qenë anëtar aktiv i UÇK-së, gjë që e thotë edhe vetë, duke e përmbyllur përgjigjen e tij me fjalët situata është shumë e qartë. Të doli boja Rufi Osmani, të ranë maskat. A e dini shkakun përse? Sepse definitivisht u tregove mendjemadh dhe prepotent, sepse lavdëron vetveten dhe nëpërkëmbën shokët, ofendon në mënyrën më të paskrupullt, shpif dhe injoron të gjithë intelektualët madje edhe bashkëpartiakët e tu të cilët i ka zënë sherri me ty. Mendjemëdhenjtë, arrogantët dhe përçarësit e popullit si ti, nuk i do Zoti i Madhërishëm. Qytetarët nuk të njihnin dhe të besuan dhe tani do ta kthejnë shpinën. Këtë vërtet e meriton“, theksohet në fund të reagimit të BDI-së së Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *