Home / Lajme / Maqedoni / BDI: PDSH po keqpërdor vëllezërit në Luginë për politikat ditore

BDI: PDSH po keqpërdor vëllezërit në Luginë për politikat ditore

Tetovë, 09 Shkurt – BDI ka reaguar kundër PDSH lidhur me reagimin e kësaj të fundit sa i përket protestës së djeshme të organizuar për Luginën e Preshevës nga ana e kreut të SHVL-së së UÇK-së, Fazli Veliu.

“PDSH-ja po bënë manipulime jonjerëzore në funksion të politikës ditore, duke shkelur mbi dinjitetin e ushtarëve dhe veteranëve të UÇK-së, duke shkelur mbi dinjitetin e të burgosurve politik, studentëve dhe asociacioneve joqeveritare,duke nënçmuar çdo iniciativë qytetare e individuale si dhe të drejtën e qytetarëve për shprehje të protestës së lirë”, thekson BDI.

Sipas saj, PDSH po keqpërdor vëllezërit në Luginë për interesin e politikës ditore. “Është kjo pjesë e mentalitetit antidemokratik që kjo parti e ka, si në funksionimin e saj të brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm kur dhunonte mediat, intelektualët, shoqatat dhe zgjedhjet e lira”, thuhet në reagimin e BDI-së

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *