Home / Sport / Beckham është futbollisti që i nevojitej PSG-së

Beckham është futbollisti që i nevojitej PSG-së

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, beson se transferi i ri i Paris Saint-Germainit, David Beckham, është pikërisht lojtari që i duhej skuadrës për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori 37-vjeçar nënshkroi me klubin francez në ditën e fundit të afatit kalimtar, ndërsa Ibra mendon se anglezi do të rezultojë i suksesshëm në Parc de Princes.

“Besoj se transferimi i tij ishte gjë e mirë, sepse përveç përvojës, ai ka edhe shumë cilësi të tjera”.

“Ai na jep diçka në aspektin mental të lojës, sepse është shumë i fortë mendërisht. Është një fitues i vërtetë dhe kjo është pikërisht ajo që na duhet. Ai do të na ndihmojë shumë”, ka deklaruar 31-vjeçari për RMC.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *