Home / Lajme / Maqedoni / Bejta dha dorëheqje (VIDEO)

Bejta dha dorëheqje (VIDEO)

Shkup, 15 Shkurt – Ministri i Pushtetit Vendor, Nevzat Bejta sot në pres-konferencë publikoi se jep dorëheqje të funksionit. Shkak për braktisjen e pozicionit ministror është kandidimi i tij për kryetar të Gostivarit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Shumica e qytetarëve të Gostivarit kërkojnë që të jem kandidat për kryetar komune. Vullnetin e qytetarëve të Gostivarit e pranoi partia dhe BDI-ja më nominoi për kandidiat për kryetar të komunës së Gostovarit. Që të mos keqpërdoret funksioni ministër i Pushtetit Vendor sot jap dorëheqje” tha Bejta në pres konferencë.

Me këtë siç tha, i respekton vullnetin e qyetarëve dhe demokracinë.

Do të jem me qytetarët dhe do të punoj për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars tha Bejta dhe shtoi se i falenderon të gjthë antarët e Qeverisë së Maqedonisë për bashkëpunimin e deritanishëm, të gjitha insitucioneve, komunave dhe qytetarëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se konsideron se do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Bejta informoi se për ministër të ri të Pushtetiti Vendor është propozuar zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Tahir Hani.

Nevzat Bejta e mori funksionin si ministër i Pushtetit Vendor i Republikës së Maqedonisë më 29 korrik të vitit 2011.

NEVZAT BEJTA DHA DORËHEQJE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *