Home / Sport / Benitez, një humbje larg shkarkimit

Benitez, një humbje larg shkarkimit

Rafael Benitez rrezikon shkarkimin nga stoli i Çelsit nëse mundet nga Uigani në shtëpi në takimin e sotëm dhe pikërisht trajneri kundërshtar, Roberto Martinez, shihet si një nga kandidatët e mundshëm për të zënë vendin e tij. Vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit ka bërë që Benitez të shohë pozitat e tij të lëkunden dhe sipas mediave angleze, me shumë mundësi nuk do të pritet fundi i sezonit për ta shkarkuar nga detyra.

“Roman i ka qëndruar besnik Benitez dhe dëshiron të mbyllë sezonin me të. Por kjo besnikëri do të testohet në limitet e saj nëse Benitez dështon përsëri. Duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se Abramoviç ka shkarkuar trajnerë edhe për më pak gabime se ato të Benitez”, ka treguar një burim brenda klubit për gazetën “The Sun”.
Vetë spanjolli ka pranuar se ka shumë kohë që nuk ka komunikuar me pronarin e londinezëve, ashtu si edhe faktin se nuk është i sigurt për të ardhmen e tij.
“Për herë të fundit kam folur me të pas ndeshjes kundër Arsenalit, 20 ditë më parë. Ne po ecnim mirë dhe ai ishte shumë i kënaqur. Që nga ai moment, unë kam pasur biseda me njerëz pranë tij, por jo me të në mënyrë direkte. A e dini ju gazetarët se çfarë po mendon ai? Nëse nuk e dini, atëherë nuk mund të thoni se kjo apo ajo mund të ndodhë. Askush nuk e di”, tha Benitez.
Në listën e zëvendësuesve të tij në fundin e këtij sezoni rreshtohen Zhoze Murinjo, Jurgen Klop, Devid Mojes dhe Manuel Pelegrini.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *