Home / Sport / Benitez zihet me lojtarët e Çelsit

Benitez zihet me lojtarët e Çelsit

Rafael Benitez i ka ditët të numëruara te Çelsi, sidomos pasi ka humbur vendin e tretë në renditjen e kampionatit dhe për më tepër, pasi ka nisur dje një konflikt të ashpër me disa nga figurat më të njohura të skuadrës, duke filluar nga Xhon Terri.

Gjithçka është zhvilluar në stërvitjen e djeshme, ku Benitez ka mbledhur lojtarët dhe ka filluar t’i kritikojë ata për paraqitjen e tyre në ndeshjen me Mançester Sitin, të humbur me rezultatin 2-0. Sipas mediave angleze, trajneri u ka thënë lojtarëve se sjellja e tyre ishte ajo që ka sjellë largimin e shumë trajnerëve nga drejtimi i ekipit, ndërsa i ka fajësuar se nuk kuptojnë taktikën apo nuk përpiqen sa duhet.
Por në ato momente, një nga lojtarët veteranë të skuadrës, i ka kujtuar trajnerit spanjoll se mund të ishte pikërisht faji i tij për këto disfata, pasi të njëjtit lojtarë ishin ata që një vit më parë kishin fituar Kupën FA dhe Ligën e Kampioneve.
I inatosur, Benitez është kundërpërgjigjur duke akuzuar ekipin se atëherë po vepron kundër tij, duke mos u paraqitur me dashje në nivelet më të larta që pas shkarkimit të Roberto Di Mateos.
Në këto momente, pjesë e debatit është bërë Xhon Terri që ka dalë në mbrojtje të skuadrës, edhe se nuk luajti asnjë minutë kundër Mançester Sitit. Trajneri dhe kapiteni janë përfshirë në një debat të ndezur me batuta kundër njëri-tjetrit që ka zgjatur për disa minuta, derisa situata është qetësuar dhe ekipi ka vijuar normalisht stërvitjen. Por ky incident mund të shpejtojë largimin e teknikut spanjoll nga londinezët të cilët po pasojnë një sezon të shkëlqyer me një sezon të dështuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *