Home / Sport / Berat Jakupi kampion i Europës për të rrinjë

Berat Jakupi kampion i Europës për të rrinjë

Në luftën finale Berat Jakupi në kategorinë + 78 kilogram kundër spanjollit Aranguren Herra shënoi fitore 2-1 në pikë me çka edhe u shpall kampion evropian në kategorinë e karateistëve U-21.

Sukses i madh i karateistit Berat Jakupi në përballjen e finales së madhe në kategorinë +78 kilogram kundër spanjollit Aranguren Herra për herë të tret shpallet kampion i Europws në karate.

Në luftën finale Berat Jakupi në kategorinë + 78 kilogram kundër spanjollit Aranguren Herra shënoi fitore 2-1 në pikë me çka edhe u shpall kampion evropian në kategorinë e karateistëve U-21.

Berat Jakupi nën xhiron e parë falë shortit mbeti i lirë, në xhiron e dytë ka shënuar fitore të lartë 7 me 0 kundër karateistit Qipriot, Zavlarisi, në xhiron e tretë shënon fitore bindëse kundër azarbejxhanasit Asiman Gurbaneli 5-0, ndërsa në gjysmë finale pas barazimit 0-0 kundër rusit Davidov ka siguroi finalen.

“Është ky një sukses i madh për reprezentacionin e Maqedonisë dhe për vetë karateistin Berat Jakupin” tha menjëherë pas shpalljes kampion evropian të Berat Jakupit, përgjegjësi i reprezentacionit të Maqedonisë në Konja të Turqisë Besnik Murati

Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë ka shënuar sukses të madh në kampionatin e 40-të për kadet , junior dhe U-21 që u mbajt në Konja të Turqisë. Karateistë e Maqedonisë kanë siguruar 3 medalje, 1 të arrit dhe dy të bronzit.

Medalje e bronzit në këtë kampionat evropian për kadet, junior dhe U-21 i kanë fituar Viktor Kërstevski -76 kg në kategorinë e juniorëve dhe Monika Pendaroska -47 kg në kategorinë e kadetëve

Seleksionuesi Arlind Huseini: “Përgatitjet cilësore dhanë frytin e duhur”

Seleksionuesi Arlind Huseini

Pas shpalljes kampion Europe në kategorinë U-21, seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Arlind Huseini i cili është edhe trajneri i Berat Jakupit, është shprehur tepër emocionues për suksesin arritur në këtë kampionat europian për kadet, junior dhe U-21, ku reprezentacioni Maqedonisë shënoi sukses shumë të mirë duke fituar një me dalje të arrit dhe dy të bronzit. Ai me këtë rast ekskluzivisht për Yllpress.com, deklaroi: “Berati përherë të tretë bëhet kampion europian. Lufta kundër spanjollit ishte në nivelin e lartë, si asnjëherë më parë Berati a luftuar si luan. Është një ndjenë e madhe për mua si seleksionues dhe trajneri i Beratit, por edhe për klubin të cilit i takon. Jam shumë i emocionuar por dua të them se përgatitjet cilësore dhanë frytin e duhur”.

Yllpress.com

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *