Home / Sport / Berat Jakupi tani ëndërron titullin botëror

Berat Jakupi tani ëndërron titullin botëror

Për suksesin e arritur Jakupi dy vitet e ardhshme do të stimulohet nga Agjencia për Rini dhe Sport me një bursë prej rreth 22 mijë denarë (sa një rrogë mesatare në Maqedoni). Dhe, kjo u tha nga drejtori Lazar Popovski, i cili u bëri një pritje karateistëve.

Me rastin e suksesit të madh të reprezentacionit të Maqedonisë në karate për kadet, junior dhe junior të vjetër (U21) që gjatë fundjavës u mbajt në Konya të Turqisë, të martën, në hollin e Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) Federata e Karatesë së Maqedonisë (FKM) organizoi një takim me gazetarë.

Kampioni i ri i Evropës deri më U21, Berat Jakupi para të pranishmëve deklaroi: “Jam shumë i gëzuar me suksesin e arritur. Ndjenjat e tilla nuk mund të përshkruhen. Ky sukses më motivon më shumë që të vazhdoj me rezultate të reja. E falënderoj trajnerin tim Arlind Huseini për angazhimin që ka dhënë, sepse meritat i takojnë edhe atij. Unë nuk do të ndalem këtu, por do të vazhdojë me punë, sepse tani më presin edhe shumë aktivitete ndërkombëtare, siç janë kampionati evropian dhe ai botëror”, deklaroi kampioni i ri i Evropës deri më U21, Berat Jakupi.

Për suksesin e arritur Jakupi dy vitet e ardhshme do të stimulohet nga Agjencia për Rini dhe Sport me një bursë prej rreth 22 mijë denarë (sa një rrogë mesatare në Maqedoni). Dhe, kjo u tha nga drejtori Lazar Popovski, i cili u bëri një pritje karateistëve.

Lidhur me këtë Jakupi theksoi: “Natyrisht se kjo më motivon edhe më shumë, për shkak se do të kem mundësi më të mira për stërvitje. Do të përpiqem të arrij suksese të reja. Ëndrra ime është që një ditë të fitoj titullin e kampionit evropian dhe botëror, pse jo edhe të bëhem kampion olimpik”.

Për suksesin e Berat Jakupit foli edhe selektori i U21 dhe trajner i tij, Arlind Huseini: “Të them të drejtën unë edhe para nisjes për në Turqi pata thënë se jam optimist se do të kthehemi me medalje, por nuk e kam pritur se do të fitojmë medaljen e artë. Berati tregoi edhe njëherë se është kampion i vërtetë, duke mundur çdo rival të tij. Mendoj se finalja ishte në luftën e dytë kur mundi garuesin nga Azerbajxhani, më pas tek ne optimizmi u shtua edhe më shumë dhe kujtoj se me meritë u bë për herë të tretë kampion i Evropës, tani për U21”, deklaroi Huseini.

Për sukseset në përgjithësi të karateistëve të Maqedonisë është shprehur edhe shefi i delegacionit, prof. Besnik Murati. “Jemi të tejkënaqur me këto rezultate. Nuk ka qenë e lehtë të vihet deri te medaljet, kur kihet parasysh se në këtë evropian kanë marrë pjesë 44 shtete me 801garues. Prandaj dëshiroj të falënderoj karateistët, stafin teknik dhe kryetarin e federatës Dragan Stojanovski për mundin që dhanë për të arritur këto suksese. Është interesant se kjo është hera e tretë që udhëtoj me beratin dhe ai kthehet me vende të para. Pra, jam njeri me fat”, u shpreh Murati.

Maqedonia nga evropiani në Turqi është kthyer me një medalje të artë, Berat Jakupi dhe dy të bronzta, Monika Pendarovski dhe Viktor Kërstevski.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *