Home / Sport / Berisha demanton lidhjen me Teteksin

Berisha demanton lidhjen me Teteksin

“Nuk ka kurfarë të vërtete dhe unë sinqerisht jam i befasuar me këtë spekulim. S’di a të nervozohem, apo të qeshem në lidhje me këtë çështje. Unë kam patur oferta serioze nga dy skuadra tjera në Maqedoni, por qëllimi im ishte të dal jashtë vendit”, është shprehur Sedat Berisha.

‘Çfarë Teteksi , ju lutem?! Ky ka qenë reagimi i mbrojtësisht shkupjan, Sedat Berisha, pasi ndëgjoi se në media të caktuara në Maqedoni është folur për një kalim të mundshëm të tij në rradhët e skuadrës së Teteksit. “Nuk ka kurfarë të vërtete dhe unë sinqerisht jam i befasuar me këtë spekulim. S’di a të nervozohem, apo të qeshem në lidhje me këtë çështje. Unë kam patur oferta serioze nga dy skuadra tjera në Maqedoni, por qëllimi im ishte të dal jashtë vendit. Pasi që nuk u relizua kjo, atëherë unë nuk shoh arsye që në Maqedoni, Shkëndijën ta ndroj me skuadër tjetër”, është shprehur Sedat Berisha, i cili pas tentimit të pasuksesshëm për transferim në Gjermani, këto ditë i është bashkuar skuadrës në Durrës, ndërsa luajti në pjesën e dytë të miqësores me Partizanin. Ndërkohë që nga Durrësi vijnë lajme pozitive me bilansin shëndetësor, në përjashtim të Mexhit Nezirit, i cili këto ditë është i sëmurë, si pasojë edhe nuk luajti me Partizanin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *