Home / Sport / Berluskoni: Barça e vështirë, por mrekullitë ekzistojnë…

Berluskoni: Barça e vështirë, por mrekullitë ekzistojnë…

Presidenti i Milanit, Sivio Berluskoni, duket se vazhdon të ëndërrojë se skuadra e tij mund të kalojë turin në Ligën e Kampioneve përballë Barcelonës, edhe pse katalanasit janë favoritë absolutë për të fituar këtë turne.

“Sfida me Barcelonën? Do të jetë e vështirë për Milanin, por në futboll ekzistojnë edhe mrekullitë”, ishte komenti i tij ironik.
Por presidenti i kuqezinjve ka bërë të qartë se askush nuk duhet të presë shumë nga kjo skuadër, e cila është ndërtuar me idenë që të jetë e suksesshme në të ardhmen dhe jo menjëherë.
“Kemi hedhur një urë drejt të ardhmes, edhe për shkak të situatës që u krijua me normën e re evropiane, sipas të cilës nuk mund të bëhen shpenzime më të mëdha se ajo që të lejon bilanci. E ndjemë të nevojshme të zgjidhnim një politikë që parashikon një skuadër me të rinj që kanë para 2-3 vite për t’u bërë protagonistë. I kemi vënë vetes një afat prej 3 vitesh për t’u kthyer përsëri konkurrues”, tha Berluskoni, duke bërë të qartë se për momentin, strategjia e kuqezinjve bazohej vetëm te rritja e këtyre talenteve.
Në fund, nuk mund të mungonte një batutë për Mario Balotelin, por duke evituar ndonjë frazë që mund të krijonte polemika në shtyp.
“Baloteli kishte një fillim me fat. Shpresojmë të vazhdojë kështu dhe sidomos të sillet mirë. Ndërsa në fushë dhe në stërvitje është i pagabueshëm, kur është jashtë saj, ndoshta edhe për shkak të provokimeve, e ekzagjeron pak. Baloteli është kthyer në një fenomen, ai është një sulmues yll. Kur kalon ai, ndalon trafiku në Milano”, ishte batuta e presidentit të kuqezinjve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *