Home / Lajme / Maqedoni / Besimi në stërvitje të njësive speciale të ARM-së dhe SHBA-së

Besimi në stërvitje të njësive speciale të ARM-së dhe SHBA-së

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi dhe zëvendësambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Brajan Ageler sot në Kodrën e Diellit do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët dhe edukimin e forcave speciale të ARM-së dhe forcave të armatosura të SHBA-së.

Qëllimi i stërvitjes është këmbimi i përvojave mes forcave speciale, përmirësim të standardeve dhe stërvitjes së ekipeve të deklaruara në Regjimentin për operacione speciale për luftim në kushte dimri, si dhe ripërtëritjen e teknikave dhe procedurave për luftë në mjedis urban, duke i shfrytëzuar përvojat nga operacionet speciale në Afganistan.

Stërvitja mes armatave të Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës realizohet në periudhën prej 1 deri më 28 shkurt, edhe atë në dy lokacione. Pjesa e parë nga stërvitja “Luftë në kushte dimri” është në Kodrën e Diellit, ndërsa pjesa e dytë nga stërvitja “Stërvitje individuale/luftë në mjedis urban”, do të realizohet në RA “Krivollak”.

Bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvillohet që nga viti 1994, kur u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në sferën e mbrojtjes, i treti me radhë pas Memorandumeve për bashkëpunim me Slloveninë dhe Turqinë, ndërsa në vitin 2008 u nënshkrua edhe Deklaratë për partneritet strategjik.

Në projektet e deritanishme për bashkëpunim dhe stërvitje, në sistemin e mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë janë investuar mbi 128 milionë dollarë amerikan me çka në masë të madhe u kontribua drejt arritjes së standardeve më të larta të interoperativitetit. Vërtetim për këtë ishte misioni i përbashkët dymujor “Feniks” kur pjesëtarë e ARM-së së bashku me Gardën kombëtare të Vermontit realizuan mision kompleks të stërvitjes dhe mentorim të forcave afgane të sigurisë.

Deri tani nga ana e SHBA-së janë dekoruar gjithsej 152 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *