Home / Lajme / Maqedoni / BFI e revoltuar për diskriminimin (VIDEO)

BFI e revoltuar për diskriminimin (VIDEO)

26 Shkurt – Bashkësia Fetare Islame (BFI) do të bojkotojë Konferencën e sivjetme ndërkombëtare për dialogun ndërfetar.

Bashkësia Fetare Islame (BFI) do të bojkotojë Konferencën e sivjetme ndërkombëtare për dialogun ndërfetar. Të revoltuar nga diskriminimi i vazhdueshëm nga ana e shtetit, që ka arritur kulmin me ndarjen e mjeteve për restaurimin e dhjetë kishave, por jo edhe të objekteve islame.Zyrtarë të BFI-së kanë njoftuar për se vendimin e institucionit fetar, për të mos marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet këtë vit në Ohër.“BFI reagon ndaj këtij hapi të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës ngase edhe më tej po shihet diskriminimi që bëhet ndaj Bashkësisë Fetare Islame.

Me ketë rast, kur Qeveria, gjegjësisht Ministria e Kulturës, kujdeset vetëm për kulturën ortodokse dhe për restaurimin e kishave, dëshmon se shteti favorizon një bashkësi të caktuar fetare dhe diskriminon të tjera. Për shkak të diskriminimit që po përjeton, BFI, ashtu siç ka paralajmëruar më herët, do të bojkotojë Konferencën ndërkombëtare për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues”, ka deklaruar zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami.Ndryshe, mediat maqedonase kanë raportuar sot se Ministria e Kulturës ka ndarë mjete për restaurimin e dhjetë kishave.

E ndërsa mirëruajtja e objekteve kishtare bëhet me mjete shtetërore dhe të gjithë qytetarëve, objektet islame restaurohen dhe rindërtohen me ndihmën e donatorëve dhe të vetë besimtarëve myslimanë.BFI ka përsëritur edhe sot se nuk do të lejojnë që në vendin ka ndodhen themelet e Xhamisë Burmali, të ndërtohet çfarëdo objekti.

BFI E REVOLTUAR PËR DISKRIMINIMIN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *