Home / Lajme / Maqedoni / Bie shitja e automjeteve të reja dhe të vjetra

Bie shitja e automjeteve të reja dhe të vjetra

28 shkurt-Të dhënat me të cilat disponon Drejtoria doganore tregojnë se vitin e kaluar në Maqedoni janë importuar 32.567 automjete udhëtarësh, nga të cilët 4.021 të reja dhe 28.546 të vjetra për dallim nga viti 2010 kur në vend janë futur 58.582 automobila, respektivisht 7.183 të reja dhe 51.399 të përdorura. Në muajin e parë të vitit janë importuar 346 automjete të reja dhe 2.637 të vjetra.

Shitja e automobilave në Maqedoni në disa vitet e fundit ka shënuar rënie. Gjithnjë e më pak importohen vetura, ndërsa zvogëlohet edhe interesi i qytetarëve për blerje të automibilave të rinj dhe të vjetër. Importuesit e veturave të reja dhe eksportuesit e të vjetrave ankohen për rënie drastike në shitje, sidomos pas vitit 2010.

Të dhënat me të cilat disponon Drejtoria doganore tregojnë se vitin e kaluar në Maqedoni janë importuar 32.567 automjete udhëtarësh, nga të cilët 4.021 të reja dhe 28.546 të vjetra për dallim nga viti 2010 kur në vend janë futur 58.582 automobila, respektivisht 7.183 të reja dhe 51.399 të përdorura. Në muajin e parë të vitit janë importuar 346 automjete të reja dhe 2.637 të vjetra.

Importuesit e automjeteve të reja thonë se vitin e kaluar është realizuar shitja më e ulët deri më tani. Janë shitur vetëm 4.816 vetura, respektivisht 73 për qind më pak në krahasim me vitin 2008 ku janë blerë rreth 18 mijë automjete të reja. Vitin e kaluar janë shitur më pak vetura madje edhe nga viti 2001 kur në Maqedoni kishte konflikt ushtarak. Atëherë janë blerë afërsisht gjashtë mijë automjete të reja.

Sipas importuesve, rënia në shitje ka filluar me krizën botërore financiare, ndërsa ka vazhduar në vitin 2010 me miratimin e vendimit për import të veturave të vjetra.

Importuesit kërkojnë vendosjen e EURO 4

Paradokohe kërkoi nga Qeveria vendosje të normativës EURO 4 për automjete të përdorura sespe sipas tyre në tre vitet e kaluara është e përmbushur komponenta sociale për shkak të së cillës është lejuar importi i automjete të vjetra me standardet EURO 1 dhe EURO 2. Si argument shtesë e theksojnë edhe ndotjen gjithnjë e më të madhe të ajrit, respektivisht lëshimin e grimcave të dëmshme në ajër nga veturat e vjetra, të cilat për dallim nga të rejat nuk ka filtra mbrojtëse.

“Konsiderojmë se tani është momenti që të realizohet kërkesa jonë për vendosjen e normativës EURO 4 për automjete të përdorura sepse shqyrtimit janë se me importin e mbi 114 mijë automobilave të përdorura në tre vitet e fundit është përmbushur momenti social tek qytetarët, të cilët nuk kishin mundësinë që të blejnë vetura të reja”, thonë importuesit e automobilave të rinj.

Nga Qeveria informojnë se kërkesa është vendosur në procedurë përkartëse qeveritare dhe se kërkuar mendim nga Ministria e Ekonomisë, e Financave dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve rreth mundësive për aprovimin e tij.

“Në vijim është bërja e analizës dhe vlerësimit në lidhje me mundësitë për pranimin e kërkesave të tyre ose rimodelimin e masave dhe vendosjen e masës së re e cila do të thotë mbajtje të komponentës sociale nga njëra anë, por edhe një hap përpara që do të ndihmojë në punën e improtuesve të cilët merren me importin e automobilave të rinj. Presim që gjatë periudhës së ardhshme kërkesa do të shqyrtohet në seancë qeveritare”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev.

Importuesit kërkojnë vendosjen e EURO 4

Paradokohe kërkoi nga Qeveria vendosje të normativës EURO 4 për automjete të përdorura sespe sipas tyre në tre vitet e kaluara është e përmbushur komponenta sociale për shkak të së cillës është lejuar importi i automjete të vjetra me standardet EURO 1 dhe EURO 2. Si argument shtesë e theksojnë edhe ndotjen gjithnjë e më të madhe të ajrit, respektivisht lëshimin e grimcave të dëmshme në ajër nga veturat e vjetra, të cilat për dallim nga të rejat nuk ka filtra mbrojtëse.

“Konsiderojmë se tani është momenti që të realizohet kërkesa jonë për vendosjen e normativës EURO 4 për automjete të përdorura sepse shqyrtimit janë se me importin e mbi 114 mijë automobilave të përdorura në tre vitet e fundit është përmbushur momenti social tek qytetarët, të cilët nuk kishin mundësinë që të blejnë vetura të reja”, thonë importuesit e automobilave të rinj.

Nga Qeveria informojnë se kërkesa është vendosur në procedurë përkartëse qeveritare dhe se kërkuar mendim nga Ministria e Ekonomisë, e Financave dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve rreth mundësive për aprovimin e tij.

“Në vijim është bërja e analizës dhe vlerësimit në lidhje me mundësitë për pranimin e kërkesave të tyre ose rimodelimin e masave dhe vendosjen e masës së re e cila do të thotë mbajtje të komponentës sociale nga njëra anë, por edhe një hap përpara që do të ndihmojë në punën e improtuesve të cilët merren me importin e automobilave të rinj. Presim që gjatë periudhës së ardhshme kërkesa do të shqyrtohet në seancë qeveritare”, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *