Home / Lajme / Maqedoni / Borisov vjen në Maqedoni në takim me Gruevskin

Borisov vjen në Maqedoni në takim me Gruevskin

16 shkurt-Një nga temat kryesore të takimit të dy kryeministrave pritet që të jenë edhe bisedimet maqedonaso-bullgare për lidhjen e marrveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë që siç vlerësoi Borisv përparon siç duhet.

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov sot vonë pasdite vjen në Maqedoni në takim joformal me presidentin e Qeverisë së Maqedonisë Nikolla Gruevski.

Borisov në deklaratën për televizionin bullgar “Nova” theksoi se nuk ka asgjë sekrete në vizitën në Maqedoni, duke përmendur se para disa ditësh përmendi se ka biseduar me telefon me Gruevskin dhe së shpejti do ta takonte.

“Nuk ka asgjë sekrete, thjesht po vij që të shihemi dhe të bisedojmë, pa nderime dhe pompozitet. Të ulemi si miq dhe të bisedojmë. Mendoj se ky është një xhest i mirë dhe jo i keq”, deklaroi Borisov.

Një nga temat kryesore të takimit të dy kryeministrave pritet që të jenë edhe bisedimet maqedonaso-bullgare për lidhjen e marrveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë që siç vlerësoi Borisv përparon siç duhet.

Kryeministri bullgar do të vijë në Maqedoni në shoqëri të shefit të diplomacisë Nikollaj Mlladenov

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *