Home / Lajme / Maqedoni / Boshkovski akuzohet për vrasje

Boshkovski akuzohet për vrasje

Shkup, 06 Shkurt – Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski ishte përgjegjës për vrasjes e Marjan Tushevskit, deklaroi sot në Gjykatën Penale në Shkup, babai i të vrarit Dimitar Tushevski.

Në vazhdimin e gjykimit për rastin “Rover” para këshilli gjyqësor dëshmoi edhe Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën “Ninxha”, i cili për momentin është në paraburgim për një rast tjetër.

Ndërkaq, babai i Tushevskit, Dimitar nuk kishte ndonjë argument konkret që do të ngarkonte Boshkovskin për vrasjet e djalit të tij.

“Djali im po bëhej gati për të ikur në Greqi. Boshkovski kishte marr vesh për këtë dhe e ka ekzekutuar”, deklaroi Dimitar Tushevski.

Ai tha se, e dashura e të vrarit i ka treguar Boshkovskit për planet e Marjanit për ta lëshuar vendin.

Përndryshe, dëshmitari “Ninxha” tha se, kur ka ndodhur vrasja ishte me Tushevskin dhe Kiro Janevin në një kafene në Shkup. Ai konfirmoi se dashnorja e Marjanit përmes telefonit kishte njoftuar të dashurin se do të shkoj në ëmbëltore. Pasi ka dal nga kafeneja, kanë filluar të shtënat të cilat e kanë qëlluar për vdekje Marjanin.

Boshkovski është një nga pesëmbëdhjetë të dyshuarit në këtë rast.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *