Home / Lajme / Maqedoni / Branitellat pengojn shpalljen e Ramush Haradinajt si qytetar nderi i Tetovës

Branitellat pengojn shpalljen e Ramush Haradinajt si qytetar nderi i Tetovës

Partia opozitare maqedonase “Dinjiteti”, trashëguese e ish-pjesëtarëve maqedonas në Luftën e 2001-shit, pritet t’i kërkojë sot VMRO-DPMNE-së të pengojë shpalljen e Ramush Haradinajt Qytetar Nderi të Tetovës.

Të premten, drejtori i Inspektoratit për Vetëqeverisje Lokale, Vanço Shehtanski, ka sjellë vendim për anulimin e vendimit të Këshillit Komunal të Tetovës për të dekoruar me titullin e nderit ish-komandantin

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, ka thënë se vendimi i miratuar nga këshilltarët komunalë të Tetovës është legjitim dhe si i tillë nuk mund të shfuqizohet.

Argumenti i Shehtanskit është se gjatë votimit për dekorimin e ish-komandantit nuk është respektuar votimi i dyfishtë, ku është dashur të përfshihen edhe votat e këshilltarëve joshqiptarë.

Ndërkohë, Komuna e Tetovës dhe Partia Demoktarike Shqiptar janë duke bërë përgatitje për pritjen e Haradianajt dhe për të zhvilluar ceremoninë e dekorimit si qytetar nderi z. Ramush Haradiajt.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *