Home / Sport / Buba’ rrikthehet në stërvitje

Buba’ rrikthehet në stërvitje

“Lëndimi po shërohet dhe për momentin ndjehem shumë më mirë. Prej të shtunën kam nisur me stërvitje të lehta në teren, ndërsa shpresoj se për rreth 10-të ditë do të jem i gatshëm për të punuar me top”, është shprehur Ferhan Hasani.

Lëndimi i pësuar në ndeshjen kontrolluese Uolfsburg-Herta, dalëngadalë mbetet në të kaluarën e tetovarit Ferhan Hasani, pasi mesfushori me tipare sulmuese ka nisur me seanca të lehta stërvitore. Ai përmirësohet prej dite në ditë dhe së shpejti pret të kthehet në maksimumin e mundësive të tij, duke shpresuar që të kthehet në ekipin gjerman, ku do të kërkojë shasin e tij nga ana e trajnerit Hecking. “Lëndimi po shërohet dhe për momentin ndjehem shumë më mirë. Prej të shtunën kam nisur me stërvitje të lehta në teren, ndërsa shpresoj se për rreth 10-të ditë do të jem i gatshëm për të punuar me top”, është shprehur ‘Buba’, i cili ka folur pak edhe për dështimin e transferimit te Dinamo Zagrebi. “Ajo histori për mua është storje e mbyllur dhe nuk dua të flas. Kjo ngjarje tregon nivelin e ulët të profesionalizmit të asaj skuadre. Dihet se ata ishin të njoftuar për lëndimin tim, më pritën mirë, ndërsa për një moment gjërat ndryshuan për arsye të panjohura. Si do që të jetë, thash se kjo ngjarje për mua i takon të së kaluarës, vetëm se më ka dhënë një mësim të mirë për të ditur si të sillem në të ardhmen, me cilin bisedoj dhe për çka bisedoj”, sqaron Hasani. E ndërkohë që është rrikthyer në Gjermani te skuadra e tij, për të vazhduar terapitë për rekuperim të muskulit të lënduar, ka patur kohë të mjaftueshme për të pushuar. “Mendoj se tani jam i pushuar edhe pse kjo periudhë kur nuk mundesh të luash, për një futbollist është e vështirë. Tani pasi ngadalë lë pas dëmtimin, besoj të kthehem në formën time më të mirë. Ku ta dij, ndoshta qëndrimi në Uolfsburg nënkupton se fati im është këtu. Jam i vendosur për të punuar me 200% të mundësive të mija, për të kërkuar rastin tim në formacion. Shpresoj që trajner Heking të më japë shansin të luajë, ndërsa unë besoj se këtë do ta shfrytëzoj më së miri”, flet me optimizëm ‘Buba’, i cili në fund shpreh keqardhje për situatën jo të lakmueshme të ish-skuadrës së tij, Shkëndijës. “Më vjen keq që gjërat rrodhën në këtë mënyrë, pasi që besoja se Shkëndija kishte krijuar bazë për dominim më të gjatë në futbollin e Maqedonisë. Mirëpo ja që situata ndryshoi dhe ndodhi ajo që ndodhi. Ndëgjoj se për momentin ekipi po rimer veten dhe kjo më jep optimizëm se situata do të marrë kahje pozitive. Shkëndija nuk meriton të ‘vuajë’. Besoj se Tetova dhe tetovarët kanë fuqi për të ndërtuar një ekip të fuqishëm, që do të luajë fjalën kryesore në futbollin e Maqedonisë. Këtë e meriton qyteti dhe tifozeria më e zjartë në ato anë”, përfundoi ish-numri ‘10’-të i Shkëndijës, Ferhan Hasani.

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *