Home / Lajme / Maqedoni / Burg për shqiptarin që dogji flamurin maqedonas

Burg për shqiptarin që dogji flamurin maqedonas

Mynir Ismaili, shqiptari që dogji flamurin maqedonas prej dje ka nisur vuajtjen e dënimit me burg për shkak të djegies së këtij flamuri.

48 vjeçari nga fshati Shum i Strugës me vendim të Gjykatës Themelore të Strugës dhe konfirmimin e dënimit edhe nga Gjykata e Apelit u dënua me 5 muaj burgim, për djegien e flamurit shtetëror maqedonas. Ai u ngarkua me këtë dënim sipas nenit 319 të kodit penal, për veprën “nxitje të urrejtjes ndërnacionale, ndërfetare dhe kundër simboleve shtetërore”, informon agjencia e lajmeve INA.

Myniri këtë vendim e ka vlerësuar si politik dhe mesazh për shqiptarët, pasi që ai thotë se është i vetmi qytetar në Maqedoni që dënohet për këtë akt dhe i çohet porosi të tjerëve shqiptarë, ndërsa nuk ka të dënuar asnjë maqedonas për djegien e flamurit shqiptarë dhe thirrjet raciste antishqiptare nëpër stadiume dhe manifestime të ndryshme.

“Jam i vetmi i dënuar dhe që vuaj dënimin për këtë vepër, përkundër faktit se janë djegur dhjetëra e dhjetëra flamuj por askush nuk është marrë në përgjegjësi e as të procesuohet se sa për dënim as që bëhet fjalë. Unë vendosa që dënimin e shqiptuar nga gjykata ta zbatoj deri në fund, për të hapë rrugë dhe shtigje të mundshme që edhe ndaj palës tjetër të merren të njëjtat masa për djegien e flamurit shqiptar, prandaj jam paraqitur në burgun e Teferiçit për ta vuajtur dënimin”, deklaroi për INA, Mynur Ismaili, i cili më 23 janar të vitit të kaluar, i revoltuar nga ngjarjet e shumta të përdhosjes së simboleve kombëtare shqiptare dhe thirrjeve antishqiptare nga tifozë dhe qytetarë maqedonas, dogji flamurin maqedonas para ndërtesës së komunës së Strugës.

Gjykatat në Maqedoni deri tani nuk kanë dënuar asnjë qytetar maqedonas për djegien e flamujve shqiptarë dhe për shkak të nxitjes së urrejtjes ndëretnike përmes thirrjeve raciste antishqiptare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *