Home / Sport / Cagliari turpëron Romën

Cagliari turpëron Romën

Roma ka pësuar humbje prej 2-4 nga Cagliari në Stadio Olimpico, në një ndeshje të cilën e dominoi skuadra mysafire.

Me të filluar takimi (4’), Radja Nainggolan i kaloi mysafirët në avantazh falë asistimit të Marco Sau.

Kapiteni legjendar i Giallorossëve, Francesco Totti, bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifra identike duke shënuar nga gjuajtja e lirë (35’).

Në minutat e para të gjysmës së dytë (47’), Mauro Goicoechea e gaboi portën për ta kthyer avantazhin e Cagliarit.

Pas një harkimi të Victor Ibarbo, Marco Sau e thelloi edhe më shumë epërsinë e mysafirëve (53’).

Francesco Pisano i dha fund çdo dyshimi për fituesin e kësaj mbrëmjeje duke realizuar golin e katërt (71’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Marquinho duke shënuar golin e dytë të vendasve (90’+2). Asistimi ishte i Erik Lamelas.

Roma mban pozitën e tetë në tabelë me 34 pikë dhe rrezikon të zhvendoset më poshtë në rast se Udinese regjistron fitore këtë javë. Ndërkohë, Cagliari dalëngadalë po largohet nga zona e rrezikut.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *