Home / Sport / Cavani drejt Real Madridit

Cavani drejt Real Madridit

Real Madridi raportohen se tashmë ka një marrëveshje me sulmuesin e Napolit, Edinson Cavani.

Sport shkruan se Cavani është pajtuar t’i bashkohet Realit në fund të sezonit pas një serie të takimeve në Madrid në mes të agjentit të tij, Pierpaolo Triulzi, dhe presidentit të klubit Florentino Perez.

Napoli thotë se asnjë klub i interesuar nuk është në gjendje të plotësojë klauzolën blerëse prej 63 milionë euro, por Perez shpreson të gjejë një kompromis.

Me mbështetjen e Cavanit, Perez ka ofruar 50 milionë euro dhe planifikon ta plotësojë këtë duke ofruar ndonjë lojtar, në tentim për të bindur Napolin të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit.

PSG, Manchester City dhe Arsenal po ashtu janë të interesuara për sulmuesin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *