Home / Sport / Cavani, në Real për 50 milionë

Cavani, në Real për 50 milionë

Edinson Cavani i ka thënë ‘po’ Real Madridit. E përditshmja spanjolle Sport shkruan se sulmuesi uruguaian do ta vesh fanellën ‘Los Blancos’ nga sezoni i ardhshëm.

Gjithnjë sipas kësaj të fundit, bisedimet në mes të palëve kanë avancuar dhe futbollisti i Napolit mund të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë verës.

Mediat spanjolle shkruajnë se presidenti Florentino Perez është i gatshëm t’i paguajë 50 milionë euro për ‘El Matador’, i cili është preferuar më shumë se objektivat tjerë si Falcao, Neymar, Rooney apo Aguero. Për Cavanin, interesim ka shfaqur edhe PSG.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *