Home / Lajme / Rajon / Çeku: Ushtria pas 15 qershorit

Çeku: Ushtria pas 15 qershorit

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku po pret të jetë dëshmitarë i historisë. Ai shpreson që në pranverë të këtij viti, NATO-ja të marrë vendimin për arritjen e kapaciteteve të plota të FSK-së, gjë që do ta pavarësonte forcën nga organizata veri-atlantike.

Ky pavarësim, pasi që NATO-ja të vendos edhe për nivelin e marrëdhënieve që do të ketë me FSK-në, do t’i hap rrugë Qeverisë së Kosovës të bëjë rishikimin e FSK-së.

Rishikimi pritet të ngrit nivelin e FSK-së në ushtri të Republikës që ka shpallur pavarësinë para gati pesë vitesh.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se evoluimi i FSK-së në ushtri nuk do të jetë një akt, por një proces që do të zgjasë deri në vitin 2016, varësisht nga mundësitë ekonomike.

Megjithatë, procesi i transformimit sipas tij do të fillojë menjëherë pas 15 qershorit, kur edhe kalon faza e përcaktuar nga Pakoja e Ahtisaarit.

Duke folur për vendet anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur pavarësinë apo hezitojnë që t’i lejojnë organizatës vendimin për pavarësimin e FSK-së, Çeku ka thënë se hezitimet do të tejkalohen.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *