Home / Sport / Çelsi e Siti, “poker” në Kupën FA

Çelsi e Siti, “poker” në Kupën FA

Çelsi ka arritur të kalojë Brentford me rezultatin e thellë 4-0, për të siguruar pas përsëritjes kalimin në turin e pestë të Kupës FA ku e pret Midëllsbrou, ndërsa Mançester Siti ka arritur të shkojë në çerekfinalet e turneut pasi kaloi pa vështirësi me të njëjtin rezultat ekipin e Lids.

Për Çelsin, barazimi në sfidën e parë ndaj modestëve të Brentford ishte një nga rezultatet më të dobëta të sezonit, ndaj pritej një reagim i fortë i londinezëve. Ky reagim ka ardhur në pjesën e dytë të ndeshjes, kur me radhë rrugën e rrjetës e kanë gjetur Mata, Oskar, Lampard (goli i 199 për Çelsin) dhe Terri, të cilët kanë marrë duartrokitjet e publikut, por edhe të pronarit Roman Abramioviç, i pranishëm në stadium në këtë ndeshje.
Më pas, në fushë ka zbritur Mançester Sitit, që ka siguruar shumë lehtë kualifikimin përballë Lids, duke zgjidhur ndeshjen që në 15 minutat e para. Fillimisht ishte Jaja Ture që kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 5-të, ndërsa 10 minuta më vonë ishte Aguero që dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, fillimisht Tevez, e pastaj përsëri Aguero, vulosën këtë fitore që kalon në çerekfinale fituesit e trofeut në vitin 2011.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *