Home / Sport / Çelsi ndërron mendje, gati rinovimi për Lampard

Çelsi ndërron mendje, gati rinovimi për Lampard

Roman Abramoviç ka bërë një kthesë të pabesueshme rreth të ardhmes së Frenk Lampard dhe ka rihapur bisedimet për një kontratë të re me mesfushorin e kombëtares angleze. Vetëm pak javë më parë, klubi i kishte thënë futbollistit që të kërkonte një skuadër të re, duke i bërë të qartë se një gjë të tillë mund ta bënte që në janar. Por forma e jashtëzakonshme që ka treguar ai, mes të cilave edhe një ndeshje mbresëlënëse e kurorëzuar me gol ndaj Brazilit, ka shtyrë klubin të ndërrojë mendje rreth planit për largimin e tij.

Burime pranë klubit londinez kanë konfirmuar për “Daily Mail” se bisedat janë në fazën paraprake, por shumë shpejt do të bëhet një ofertë e re njëvjeçare rinovimi për futbollistin e kombëtares angleze. Vendimi për rinovimin u mor pasi Abramoviç u bind për vlerat e lojtarit i cili ka shënuar 10 gola në 17 ndeshje në kampionat me ekipin londinez, ku ka kaluar 12 sezonet e fundit të karrierës së tij.
Fakti se tifozët kanë kërkuar me ngulm ndaj klubit që të rinovojë me mesfushorin, ka shtyrë Abramoviç që të ndërmarrë këtë hap, i frikësuar se largimi i një lojtari që po tregohet vendimtar, do të dëmtojë popullaritetin e tij. Kjo është arsyeja pse pak javë më parë ai udhëzoi klubin të nënshkruante rinovimin me Eshli Kol, një tjetër futbollist që mendohej se do të largohej në fund të këtij sezoni.
Nuk dihet se me cilat parametra financiare do të rinovohet kontratat e re e Lampard, por për futbollistin ka interesim shumë të madh edhe nga klube të njohura evropiane, me në krye PSZH.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *