Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski iu përgjigj letrës së Fyles (VIDEO)

Cërvenkovski iu përgjigj letrës së Fyles (VIDEO)

22 Shkurt – LSDM dhe opozita e bashkuar, thuhet më tej, mbeten tërësisht të përkushtuara në mbrojtjen e demokracisë, respektimin e së drejtës dhe integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i LSDM-së Branko Cërvenkovski, sot në përgjigjen e letrës së eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, thekson se është i vetëdijshëm për një pjesë të përgjegjësisë që e mban opozita në procesin e tejkalimit të dallimeve dhe se janë të gatshëm për dialog i cili do të çonte në marrëveshje politike midis pushtetit dhe opozitës.

“Tërësisht jam i vetëdijshëm për pjesën e përgjegjësisë që e mban opozita në procesin e tejkalimit të dallimeve dhe gjetjes së zgjidhjes e cila do t’i qetësojë tensionet dhe do t’i normalizojë gjendjet. Si edhe në periudhën e kaluar ne në ditët në vijim jemi të gatshëm për dialog politik i cili do të çonte në marrëveshje politike midis pushtetit dhe opozitës. Për fat të keq, një vullnet i këtillë politik të paktën në periudhën e kaluar nuk është demonstruar nga ana e kryeministrit Gruevski, i cili të gjitha nismat dhe propozimet i refuzoi, ndërsa për të cilën gjë shpresoj Ju jeni të informuar në tërësi”, thekson Cërvenkovski, transmeton Tv-Koha.

LSDM dhe opozita e bashkuar, thuhet më tej, mbeten tërësisht të përkushtuara në mbrojtjen e demokracisë, respektimin e së drejtës dhe integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

CËRVENKOVSKI I PËRGJIGJET LETRËS SË FULES ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *