Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski kërkon zgjedhje më 28 Prill (VIDEO)

Cërvenkovski kërkon zgjedhje më 28 Prill (VIDEO)

Shkup, 15 Shkurt – Cërvenkovski ia shtriu dorën e ‘pajtimit’ Gruevskit. Lideri i opozitës maqedonase deklaroi sot se ia ofron shansin e fundit Gruevskit që ta zgjidh krizën politike. Një ditë përpara skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave në KSHZ, Cërvenkovski tha se ka dhe një mënyrë të fundit që opozita të heq dorë nga bojkoti i zgjedhjeve, dhe deputetët nga dorëzimi i mandateve, ndërsa ajo është oferta e tij dy pikësh.

“E para, me qëllim që të mundësohet pjesëmarrja e opozitës dhe kohë e duhur për ndryshimet e kodit zgjedhor në pajtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR, zgjedhjet lokale të shtyhen për një muaj dhe të mbahen më 28 prill. E dyta, nëse në ato zgjedhje lokale listat e këshilltarëve të opozitës së bashkuar ‘Aleanca për ardhmëri’ marrin të paktën një votë më shumë nga listat e koalicionit të VMRO DPMNE-së do të zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 29 shtator”, deklaroi Branko Cërnvekovski, kryetar i LSDM-së.

Cërvenkovski ishte i prerë, nëse Gruevski nuk pranon i pranon këto dy pika, atëherë LSDM do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale ndërkaq deputetët do t’i dorëzojnë mandatet e tyre. Në të kundërtën, deputetët e tij do të kthehen në parlament.

“Nëse nuk pranohet ky propozim do t’i bojkotojmë zgjedhjet, dhe deputetët tonë do t’i dorëzojnë mandatet e tyre në parlament. Nëse ky plan dy pikësh pranohet atëherë deputetët e opozitës do të kthehen në kuvend pasi mënyra e vetme për t’i shtyrë zgjedhjet në këtë fazë është me 2/3 e votave për të cilët është e domosdoshëm edhe prania jonë në parlament”, tha Branko Cërnvekovski, kryetar i LSDM-së

Cërvenkovski kërcënoi se nëse Greuvski nuk pranon propozim e tij atëherë ai dhe partia e tij do të jenë përgjegjësit e vetëm për thellimin e krizës politike, cenimin e interesave kombëtare dhe shtetërore si dhe për rrezikimin e integrimeve euro-atlantike të vendit. Vendimi i Gruevskit mbetet të përcaktojë nëse përfundimisht vendi do të dalë nga rruga pa krye apo do të zhytet akoma në krizë më të thellë.

OPOZITA KËRKON ZGJEDHJET LOKALE TË MBAHEN MË 28 PRILL

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *