Home / Sport / Champions, Arsenal-Bayern: Topçinjtë luajnë për të shpëtuar sezonin

Champions, Arsenal-Bayern: Topçinjtë luajnë për të shpëtuar sezonin

Mbrëmja e Champions League do të nisë sot në mbrëmje me dy sfida mjaft interesante ku Porto do të presë në “Dragao” skuadrën spanjolle të Malagës dhe Arsenal ndeshet me Bayern-in.

Sot në orën 20:40 do të luhet edhe sfida më interesante e mbrëmjes për Champions League. Arsenal do të presë bavarezët e Bayern Muenchen në “Emirates Stadium” të Londrës. Vendasit vijnë në këtë sfidë të shokuar pas eliminimit nga FA Cup ditën e shtunë përballë skuadrës së Blackburn,e  cila militon një kategori më poshtë. Tekniku Arsene Wenger, kërkon që skuadra të reagojë sot në mbrëmje ndaj Bayern-it, i cili nga ana tjetër, kërkon finalen e dytë radhazi në këtë kompeticion. Wenger do të vijë në këtë sfidë pa një mbrojtës të krahut të majtë, pasi Nacho Monreal e ka të ndaluar të luaj në këtë kompeticion duke qenë se ishte lojtar i Malagës në fazën e parë. Nga na tjetër, Kieran Gibbs është i dëmtuar, ndërsa Andre Santos është huazuar nga skuadra braziliane e Gremio-s javën që shkoi. Kjo do të thotë se kapiteni, Thomas Vermaelen, do të luajë në atë krah për mbrëmjen e sotme. Mikel Arteta pritet të figurojë në mesfushë edhe pas problemeve të shumta. Ndërkohë, Wenger nuk e ka zgjidhur ende dilemën e sulmit, ku pritet që Walcott, Podolski e Cazorla të jenë në vijën e parë. Kjo do të thotë se Olivier Giroud do të startojë nga stoli. Në kampin bavarez, Javi Martinez mungoi në sfidën ndaj Wolfsburg për shkak dëmtimi, por pritet që të rikthehet sot për kryesuesit e Bundesligës. Claudio Pizarro është i sëmurë dhe Holger Badstuber ka një dëmtim e është në fazën e rikuperimit, ndaj këto dy emra do të mungojnë në sfidën e sotme, së bashku me Boateng për shkak të kartonëve.

Formacionet e mundshme:

Arsenal: Szczesny; Sagna, Koscielny, Mertesacker, Vermaelen; Arteta, Ramsey, Wilshere; Walcott, Podolski, Cazorla

Bayern: Neuer; Lahm, Van Buyten, Dante, Alaba; Martinez, Schweinsteiger; Muller, Kroos, Ribery;

Champions, Porto-Malaga: Vendasit duan fitore ndaj të ‘pamposhturve’

Sfida e “Dragaos” do të jetë mjaft e fortë, teksa skuadra mike e Malagës vjen në këtë ndeshje pa pësuar ende asnjë humbje në këtë kompeticion evropian. Humbja e fundit që ata kanë pësuar në Champions League vjen pikërisht nga skuadra portugeze dhe kjo mund t’i japë më shumë besim Portos për sfidën e sotme. Tekniku i Malagës, Manuel Pellegrini, vjen me probleme në këtë vizitë të tij tek fqinjët iberikë. Dy mbrojtësit e qendrës, Eliseu dhe Jesus Gomez, nuk do të jenë të gatshëm për sfidën e mbrëmjes. Ndërkohë, Martin Demichelis pritet që të rikthehet sot në formacionin startues pasi mungoi në ndeshjen e La Ligës ndaj Athletico Bilbao. Nga ana tjetër, Porto, i cili ka patur më shumë ditë pushim në dispozicion se vizitorët, ka marrë një shtytje nga rikthimi i James Rodriguez në formacionin e parë për këtë ndeshje. Tekniku Vittor Pereira, do të mbajë të njëjtin formacion që ka përdorur në kampionatin vendas gjatë të gjithë këtij sezoni futbollistik. Ai pret që Porto të përmirësojë rekordin e tij ndaj kundërshtarëve spanjollë, i cili ka regjistruar 7 humbje në shtëpi nga 17 ndeshje.

Formacionet e mundshme:

Porto: Helton; Danilo, Otamendi, Mangala, Alex Sandro; Lucho, Fernando, Moutinho; Atsu, Martinez, Rodriguez

Malaga: Caballero; Sanchez, Weligton, Demichelis, Antunes; Toulalan, Camacho; Joaquin, Isco, Portillo; Saviola

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *