Home / Sport / Chelsea fiton bindshëm

Chelsea fiton bindshëm

Me rezultat prej 4-1, Chelsea e ka mposhtur Wigan Athleticun në Stamford Bridge.

Blutë u shfaqën më të rrezikshëm në pjesën e parë, në të cilën arritën të shënojnë vetëm një herë. Ramires shënoi në minutën e 23-të, pas asistimit të Fernando Torres.

Nuk kaloi shumë kohë brenda gjysmës së dytë (56’) dhe vendasit shënuan përsëri. Cesar Azpilicueta krosoi drejt Eden Hazard, i cili e dyfishoi rezultatin.

Mysafirët realizuan shumë shpejtë me anë të Shaun Maloney (58’), për t’u kthyer sërish në lojë.

Megjithatë, Frank Lampard shënoi me një gjuajtje fantastike për ta vulosur takimin (87’). Rezultatin përfundimtar e vendosi Marko Marin porsa hyri në lojë (90’+2).

Pas kësaj fitoreje, Chelsea rikthen pozitën e tretë, të cilën ia zuri për pak kohë Tottenhami pas fitores prej 2-1 kundër Newcastle.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *