Home / Sport / Çirjak firmos për një vit, Shaqiri 6 muaj

Çirjak firmos për një vit, Shaqiri 6 muaj

“Vërtet ka qenë dëshira ime e kahmotshme që një ditë të luajë për Shkëndijën dhe para tifozerisë më të mirë në këto anë ‘Ballistëve’. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe së bashku në pranverë të kemi shumë arsye gëzimi”, është shprehur strugani Ardit Shaqiri.

Skuadra e Shkëdijës në fund të merkatos së janarit, arrin të sigurojë përforcime duke angazhuar në rradhët e saj dy futbollistë cilësorë. Lojtarë të rrinjë të ‘kuqezinjëve’ janë kroati Lovre Çirjak, që nga fillimi përgatitjeve është bashkë me skuadrën si dhe Ardit Shaqirin që vjen nga Drita e Bogovinës dhe tani më disa ditë stërvitej me Shkëndijën. Çirjak është futbollist që rrjedh nga shkolla e Dinamo Zagrebit, ka luajtur për një skuadër të ligës së dytë kroate, ndërsa pretendon te Shkëndija të kthejë formën e tij më të mirë. Ndërkohë Shaqiri pas largimit nga Drita, kishte disa oferta nga jashtë, por vendimtare në firmosjen me Shkëndijën ka qenë tifozeria tetovare. “Vërtet ka qenë dëshira ime e kahmotshme që një ditë të luajë për Shkëndijën dhe para tifozerisë më të mirë në këto anë ‘Ballistëve’. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe së bashku në pranverë të kemi shumë arsye gëzimi”, është shprehur strugani Ardit Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *