Home / Sport / Dante: Neimar më ka kërkuar informacion për Bajernin!

Dante: Neimar më ka kërkuar informacion për Bajernin!

Qendërmbrojtësi brazilian i Bajern Mynih, Dante, ka treguar se sulmuesi i Santos, Neimar, i ka kërkuar informacione rreth klubit bavarez gjatë periudhës së grumbullimit me kombëtaren në fillimin e kësaj jave.

Sipas Dante, informacioni që i kishte kërkuar bashkëkombësi i tij tregonte qartësisht se ai ishte i interesuar për një eksperiencë në radhët e klubit bavarez.
“I thashë Neimar se nuk kishte asgjë më të mirë se Bajern Mynih. I thashë se ky do të ishte një klub i shkëlqyer për të”, shpjegoi mbrojtësi për “Sky Sport”.
Neimar, i cili mendohej se do të shkonte drejt Spanjës apo Anglisë, pasi kërkohej nga klubet më të mëdha evropiane, çuditi të gjithë pak ditë më parë duke deklaruar se e imagjinonte veten duke luajtur me fanellën e Bajern Mynih. Ky i interesim i papritur i lojtarit vjen për shkak se në sezonin e ardhshëm, klubin bavarez do ta drejtojë Pep Guardiola dhe braziliani ëndërron të jetë nën urdhrat e trajnerit që arriti të nxirrte maksimumin nga Lionel Mesi.
Por nëse Neimar vazhdon të jetë ende një fantazi e merkatos, realiteti për klubin bavarez duket se është Robert Levandovski, sulmuesi i Borusia Dortmund që me shumë mundësi do t’i bashkohet gjatë verës, siç ka konfirmuar edhe Lotar Mateus.
“Kam dëgjuar se Levandovski ka një marrëveshje me Bajern dhe vetëm data e lëvizjes mbetet pa u përcaktuar. Kam dëgjuar se bëhet fjalë për rreth 25-30 milion euro, në të kundërt do të shkojë falas te Bajern një vit më vonë”, shpjegoi Mateus, një njohës i mirë i situatës te Bajern Mynih.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *