Home / Sport / David Vija në spital për gurë në veshka

David Vija në spital për gurë në veshka

David Vija duket se është shumë i pafat në eksperiencën e tij te Barcelona. Sikur të mos mungonte dëmtimi i gjatë që bëri të humbte vendin në formacionin katalanas, tani sulmuesi ka përfunduar në spital për gurë në veshka.

Klubi katalanas e konfirmoi një gjë të tillë të hënën në darkë, ndërsa bëri të qartë se lojtari mund t’i nënshtrohej edhe ndonjë ndërhyrje kirurgjikale të mundshme pas krizës që e kishte mbërthyer dhe nëse situata nuk përmirësohej. Sipas asaj që kanë mësuar mediat spanjolle, situata e tij vazhdon të jetë shqetësuese, ndaj lojtari do të qëndrojë të paktën edhe sot i shtruar në spital.
Lojtari pritej të luante më shumë pasi bëri një paraqitje të mirë në këtë fundjavë kundër Getafes, duke shënuar edhe një gol, por ky problem shëndetësor i radhës do ta lërë atë përsëri jashtë fushës.
Futbollisti ka shënuar 5 gola në 15 ndeshje të luajtura në kampionat në këtë sezon, ndërsa ka shtuar edhe 5 të tjerë në Kupën e Mbretit, ku ka pasur më shumë minuta në dispozicion.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *