Home / Sport / De Gea, heroi i Real-Junajtid

De Gea, heroi i Real-Junajtid

Portieri 22 vjeçar i Mançester Junajtid, David De Gea, i ka mbyllur gojën të gjithë kritikëve ndaj tij, duke dhuruar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Real Madrid, me pritje spektakolare.

Ndonëse ai ka qenë shpesh në qendër të kritikave, vetë Aleks Ferguson ka pranuar se spanjolli është në një formë të jashtëzakonshme dhe e ka treguar këtë me pritjet e tij.
“Unë isha pak i zhgënjyer me mënyrën se si mbrojtëm shumë të tërhequr, duke i dhënë shumë mundësi Realit për të harkuar topin apo për të gjuajtur në portë. Fatmirësisht, De Gea ishte i shkëlqyer. Ai ka bërë 3-4 pritje të jashtëzakonshme në këtë sfidë”, ishin fjalët e Ferguson për portierin 22-vjeçar.
“Ai është përmirësuar gjatë të gjithë sezonit. Ishte një pritje në pjesën e parë kur arriti të prekte topin sa për ta bërë të përplasej në shtyllë. Ajo ishte një pritje e jashtëzakonshme”.
Ndërsa vetë portieri spanjoll ka shpjeguar momentin me spektakolar të natës, atë kur ka “fluturuar” duke devijuar me këmbë një gjuajtje të Koentraos.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ngrita këmbën lart për instinkt. Kisha fat që arrita ta devijoj gjuajtjen dhe jam i lumtur për paraqitjen personale”, tha portieri i cili për mediat spanjolle komentoi se barazimi kishte qenë rezultati më i drejtë i mundshëm për këtë sfidë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *