Home / Lajme / Rajon / Demaçi: Berisha nga zhgënjeu

Demaçi: Berisha nga zhgënjeu

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi “vloi” pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, se kosovarët s’mund të pajisen me pasaportat shqiptare.

“Për shqiptarët e Kosovës nuk do të them se do të ishte dëshpëruese, pasi e kanë një gjysmë atdheu. Mirëpo, për ata të mërgatës, të cilët nuk kanë fare atdhe, kjo është dëshpëruese”, ka thënë Demaçi në një intervistë për “Epokën e Re”, duke shtuar se kryeministri Berisha duhet ta mbajë fjalën për shqiptarët që janë në mërgatë.

“Sala duhet ta mbajë fjalën, sidomos për shqiptarët që janë në mërgatë”, ka thënë Demaçi.

Ai ka thënë se si duket Berisha ka bërë fushatë zgjedhore.

“E paska bërë për fushatë zgjedhore, në mënyrë që t’i pushtojë zemrat e shqiptarëve, sepse në atë kohë po i bënin konkurrencë këta të Aleancës Kuqezi, të cilët flisnin për bashkim kombëtar dhe si kundërpërgjigje ndaj tyre, Berisha lëshoi një bombë, e cila lëshoi pluhur të madh”, ka thënë Demaçi.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *