Home / Sport / Dëmtimi i rëndë mbyll sezonin e Militos

Dëmtimi i rëndë mbyll sezonin e Militos

Diego Milito duket se është me të vërtetë i pafat në këtë sezon me Interin, pasi sulmuesi argjentinas i ka dhënë lamtumirën këtij sezoni për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar një natë më parë në ndeshjen e Europa League kundër CFR Kluj.

Lojtari ka këputur ligamentet dhe kapsulën e gjurit të majtë pasi vendosi keq këmbën në tokë dhe pësoi një ndrydhje aspak natyrale.
Lajmin e ka konfirmuar pas ndeshjes vetë trajneri i Interit, Andrea Stramaçioni, i cili ka bërë të qartë se pas vizitave të para, është mësuar menjëherë se Milito do të duhet të qëndrojë të paktën 6 muaj pushim, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga një tjetër dëmtim i gjatë.
“Jemi të gjithë të mërzitur, fillimisht në aspektin njerëzor, e pastaj për lojtarin. Kjo është një humbje e rëndë për ne, sidomos me këtë modul ku ai na jep cilësinë e një qendërsulmuesi të vërtetë. Unë jam personalisht shumë i lidhur me të”, shpjegoi Stramaçioni.
“Kishim në plan që të bënim stafetë me Palacion, duke luajtur nga një pjesë loje secili për të kursyer energji, por u dëmtua pas vetëm 7 minutash lojë, në atë që është pjesë e asaj rastësie që bën pjesë në këtë sport. Sinqerisht që jemi të gjithë shumë të mërzitur”, shpjegoi trajneri i Interit i cili ka pranuar shpesh se ka ndërtuar një formacion që nxjerr në pah cilësitë më të mira të argjentinasit të cilin e vlerëson si sulmuesin perfekt.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *