Home / Lajme / Maqedoni / Dënime për komunat nëse për 30 ditë nuk fillojnë procedurë për 70.000 kërkesat tjera për legalizim (VIDEO)

Dënime për komunat nëse për 30 ditë nuk fillojnë procedurë për 70.000 kërkesat tjera për legalizim (VIDEO)

22 shkurt-Nëse nuk veprojnë sipas urdhëzimeve dhe nuk u përgjigjen në mënyrë përkatëse lëndëve do të vijojë procedurë kundërvajtëse dhe gjoba për kryetarin e komunës dhe nëpunësit komunal të cilat lëvizin prej 7.500 deri 15.000 euro, gjegjësisht prej 1.500 deri 3.000 euro, transmeton Tv Koha.

Komunat në Maqedoni ende nuk e kanë filluar procedurën për 70.000 lëndë nga qytetarët me kërkesë për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, edhe pse dokumentacioni ka qenë i kompletuar. Inspektorati shtetëror administrativ u dha afat prej 30 ditëve që ta fillojnë procedurën për lëndët dhe nga mesi i marsit të kryejë kontroll mbikqyrës në aktivitet e ndërmarra, transmeton Tv Koha

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Jankieski dhe drejtori i Inspektoratit shtetëror administrativ Romeo Dereban sot në konferencë për shtyp i prezantuan rezultatet nga mbikëqyrjet e kryera inspektuese të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Ligjeve për legalizim nga ana e administratës komunale në dy vitet e kaluara.

Inspektorati administrativ gjatë kontrollit në 84 komuna përpiloi 78 vendime me të cilat u urdhëron komunave t’i korrigjojnë mangësitë e konfirmuara. Nëse nuk veprojnë sipas urdhëzimeve dhe nuk u përgjigjen në mënyrë përkatëse lëndëve do të vijojë procedurë kundërvajtëse dhe gjoba për kryetarin e komunës dhe nëpunësit komunal të cilat lëvizin prej 7.500 deri 15.000 euro, gjegjësisht prej 1.500 deri 3.000 euro, transmeton Tv Koha.

Gjatë kontrollit është konfirmuar edhe numri i përgjigjshëm i kërkesave për legalizimin i cili arrin 354.169. Nga kërkesat e parashtruara për 42.997 janë sjellë vendime për legalizim prej të cilave 35.710 tashmë janë përpunuar në Kadastër me regjistrimin e objektit të paligjshëm. Komunat prej kërkesave të përgjithshme të parashtruara për legalizim deri tani ka refuzuar 497, e kanë ndërprerë procedurën për 234.132 lëndë, kryesisht për shkak dokumentacionit të pakompletuar, ndërsa procedojnë 67.172 lëndë, transmeton Tv Koha.

Ministri Janaksieski përsëriti se pret deri në fund të vitit të legalizohen mbi 100.000 objekte të ndërtuara pa leje dhe apelon qytetarët sa më shpejtë ta kompletojnë dokumentacionin me parashtrim në numrin më të madh të rasteve elaborate gjeodezike. Me ndryshimet e fundit të ligjit afati për kompletimin e dokumentacionit me elaborat skadon në qershor të viti të ardhshëm. Pas kësaj date qytetarët apo firmat që kanë parashtruar kërkesë për legalizim e humbin të drejtën e tillë, transmeton Tv Koha.

DËNIME PËR KOMUNAT TË CILAT NUK KAN PËRFUNDUAR ME LEGALIZIMET ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *