Home / Lajme / Maqedoni / Dëshmi të reja për vrasjen e Trajkovskit

Dëshmi të reja për vrasjen e Trajkovskit

Kryehetuesi për hetimin e hapur sërish për fatkeqësinë e aeroplanit në të cilin humbi jetën presidenti i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, Omer Kuliq sot do të komunikojë informacione për vijimin e hetimit të hapur sërish.

Kuliq, siç është paralajmëruar do t’i prezantojë ekspertët e Maqedonisë, pjesë të ekipit ndërkombëtar 15-anëtarësh, i cili ka për detyrë përsëri të hetojë se si është rrezuar Kingeri V-200.

Për hapjen e hetimit, sipas Kuliqit kishte dy shkaqe. E para është caktuar sipas legjislativës, e cila lejon, konform federatës ndërkombëtare për aviacion civil, që pala e interesuar të mundet të mbledhë dëshmi të reja dhe nëse ato janë cilësore që të hapet hetim i ri.

Shkaku tjetër për hapje të sërishme të hetimit janë numri i madh i spekulimeve edhe nga opinioni maqedonas edhe nga ai boshnjak për rrëzimin e aeroplanit presidencial.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *