Home / Sport / Didier Drogba shënon që në debutim

Didier Drogba shënon që në debutim

Didier Drogba ka treguar menjëherë cilësitë e tij që në ndeshjen e parë me skuadrën e Gallatasarajit, duke shënuar njërin nga golat e fitores 2-1 ndaj Akhisar Belediespor dhe duke përgatitur golin e dytë për skuadrën e tij.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte lënë në stolin e rezervave nga trajneri Fatih Terim, por meqë rezultati po vazhdonte 0-0, ai e aktivizoi Drogba në minutën e 62-të të takimit. Atij i mjaftuan vetëm 5 minuta për të lënë shenjën e tij te skuadra e re, duke shënuar me një gjuajtje me kokë golin e avantazhit.
Ndërkohë, në minutën e 70-të, ai ishte protagonist i aksionit që solli golin e dytë për ekipin e tij, që ka treguar se po kalon një formë të mirë, para ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Shalkes të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *