Home / Lajme / Maqedoni / DMSH: Reshjet e shiut ndaluan, ndërsa lumenjtë e vërshuar tërhiqen në koritat e tyre

DMSH: Reshjet e shiut ndaluan, ndërsa lumenjtë e vërshuar tërhiqen në koritat e tyre

28 shkurt-Në rajonin e komunës Sveti Nikollë, në pjesën më të ulët nga qyteti janë përmbytur 70-80 shtëpi nga rrjedhja e digës Mavorvicë, ku në terren janë ekipet e NJTZ me automjete dhe pompa. Nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë dërguar 22 pompa për nxjerrjen e ujit dhe një ekskavator i cili është siguruara nga DMSH nga Kumanova, i cili për shkak të kushteve me punë do të fillojë prej nesër.

Për shkak uljes dhe ndërprerjes të reshjeve lumenjtë e vërshuar tërhiqen në koritat e tyre. Një pjesë e personave të evakuuar janë kthyer në vendbanimet e tyre. Për personat që kanë mbetur sigurohet ushqim, ujë për pije, produkte themelore higjienike, batanije, mbulesa, dyshek dhe krevat, kumtoi sot Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjithsej në territorin e Republikës së Maqedonisë janë evakuuar 365 persona, ndërsa janë përfshirë rreth 3.000 objekte banimi. Sipërfaqet bujqësore që janë përmbytur, siç thonë nga DMSH, në këtë moment nuk mund të vlerësohen.

Në rajonin e komunës së Radovishit janë përmbytur toka bujqësore dhe nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë angazhuar ekskavatorë, buldozherë dhe kamion për pastrimin e rrugëve lokale.

Në rajonin e komunës Sveti Nikollë, në pjesën më të ulët nga qyteti janë përmbytur 70-80 shtëpi nga rrjedhja e digës Mavorvicë, ku në terren janë ekipet e NJTZ me automjete dhe pompa. Nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë dërguar 22 pompa për nxjerrjen e ujit dhe një ekskavator i cili është siguruara nga DMSH nga Kumanova, i cili për shkak të kushteve me punë do të fillojë prej nesër.

Në rajonin e komunës së Kumanovës, gjegjësisht fshatin Doboroshan nga lumi Pçinja dhe nga lumi Kriva janë përmbytur toka bujqësore në fshatrat përreth.

Në rajonin e komunës Staro Nagoreçane janë përmbytur toka bujqësore dhe është rrezikuar ura në lumin Pçinja në fshatin Bravoturci.

Në rajonin e komunës Likovë në fshtarta Opajë dhe Lopatë janë përmbytur toka bujqësore. Nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë angazhuar edhe në terren veprojnë ekskavatorë dhe kamionë dhe u janë dërguar 100 batanije dhe 1.000 thasë për rërë, 100 thasë për fjetje të dhuruar nga Kryqi i Kuq dhe nga Vetëqeverisja Lokale është siguruar ushqim dhe materiale higjienike.

Diga e Liqenit të Sllatinës është dëmtuar dhe vërshoi. Nga DMSH informojnë se është hapur vetëm një ventil.

Në rajonin e Staro Nagoriçanit sanohet ura në fshatin Vragoturcë me një makinë ndërtimore dhe një kamion. Personat e evakuuar janë vendosur në shkolla dhe sallat sportive të tyre.

Në rajonin e komunës së Probishtipit, te diga e fshatit Pishicë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë angazhuar një ekskavator dhe një ngarkues.

Në rajonin e komunës së Strumicës janë përmbytur toka bujqësore. Në rajonin e komunës Vasilecë ka vërshuar lumi në fshatin Piperovë, me çka janë përmbytur toka bujqësore.

DMSH-ja në rajonin e komunë së Bosillovës ka dorëzuar 2.000 thasë për rërë. Në rajonin e komunës Veles lumi Vradar ka vërshuar afër urës Reçan dhe janë përmbytur toka bujqësore.

Në rajonin e komunës së Gjevgjelisë është rritur niveli i lumit Vardar dhe ka rrezik nga derdhja e tij që mund të përfshijë disa shtëpi, pronarët e të cilave janë paralajmëruar dhe përgatitur për evakuim, kumtoi DMSH

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *