Home / Lajme / Maqedoni / Do rikthejë Dibrën në qendër ndëlidhëse dhe zhvilluese të shqiptarëve

Do rikthejë Dibrën në qendër ndëlidhëse dhe zhvilluese të shqiptarëve

20Shkurt – Ibrahim Kolari, biznesmeni shqiptar nga Dibra, i cili ka jetuar dhe vepruar me sukes në SHBA dhe tashmë po vijon aktivitetet e biznesit në Maqedoni është një nga kandidatët pretendues për të fituar në komunën e Dibrës në zgjedhjet lokale të 24 marsit.

Biznesmeni i suksesshëm që është kthyer në vendlindje dhe ka hapur aktivitetin e biznesit, duke punësuar dhjetëra të rinj dibran, për t`i hequr nga bindja drejt emigrimit të largët, ka theksuar se do të jetë njeriu që do të ndryshojë Dibrën dhe do ta nxjerrë atë nga vrima e heshtjes dhe harresës dhe duke e rikthyer në një vatër të kulturës, ekonomisë dhe dijes.

Emigranti dibran që në moshën 19 vjeçare iku nga vendlindja, arriti suksese të mëdha në SHBA në fushën e biznesit, dhe pikërisht këtë kapital ai e rikthye në vendlindjen e tij.

“Unë jam një njeri i besimit. Unë dua të ndihmojë të gjithë njerëzit dhe kam shumë plane dhe projekte që do ti realizojë me përkushtim më të madh. Kjo është arsyeja pse unë jam duke kandiduar për kryetar të pjesës së Dibrës që është në Maqedoni”, ka theksuar për INA, Ibrahim Kolari.

Ai ka theksuar se Dibra është një komunë me sipërfaqe të vogël, andaj sipas tij, mund të zhvillohet dhe realizohen projekte të shkëlqyera në infrastrukturë, shkolla, ekonomi të vogël dhe të mesme, turizëm dhe lëmi të tjera.

Kolari ditëve të fundit ka qëndruar pranë komunitetit dibran të shumënumërt në SHBA, ku ka marrë besimin dhe mbështetjen për të sfiduar fitore në Dibër. Ibrahimi një personalitet, punëtor i përkushtuar dhe baba i pesë fëmijë që ka ndërtuar me sukses në një mënyrë ëndrrën amerikane, dëshiron që ta realizojnë edhe ëndrrën për zhvillimin e Dibrës. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *