Home / Lajme / Maqedoni / Do të thjeshtohet sistemi për informim për politikat për siguri në Facebook (VIDEO)

Do të thjeshtohet sistemi për informim për politikat për siguri në Facebook (VIDEO)

21 shkurt-Me ekipin e Fejsbukut përgjegjës për Ballkanin dhe EJL-në, përfaqësuesit e Drejtorisë kanë biseduar për keqpërdorimet të cilat janë paraqitur shpesh për të dhënat personale të këtij rrjeti social, si dhe për të gjitha dryshimet e reja zhvillimore në veglat për mbrojtje të cilat i ofron servisi për shfrytëzuesit e tij.

Një Delegacion i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është për vizitë zyrtare në Komisionerin irlandez për mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër të së cilës është realizuar edhe vizita në selinë e Fejsbukut për Evropën në Dublin.

Me ekipin e Fejsbukut përgjegjës për Ballkanin dhe EJL-në, përfaqësuesit e Drejtorisë kanë biseduar për keqpërdorimet të cilat janë paraqitur shpesh për të dhënat personale të këtij rrjeti social, si dhe për të gjitha dryshimet e reja zhvillimore në veglat për mbrojtje të cilat i ofron servisi për shfrytëzuesit e tij.

“Duke i marrë parasysh keqpërdorimet specifike të të dhënave personale në internet të paraqitura në Drejtori nga ana e shfrytëzuesve të Maqedonisë, por edhe numrin e paraqitjeve të zbatuara i cili është në rritje të vazhdueshme, Fejsbuk u pajtua për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimi tonë në pjesën e edukimit të qytetarëve tanë për shfrytëzim të sigurtë të rrjeteve sociale. Në takim u hap çështja e nënshkrimit të marrëveshje së veçantë me të cilin do të rregullohet mënyra e këmbimit të informacioneve të cilat do të jenë pjesë e politikave të sigurisë së Fejsbukut në gjuhën maqedonase me çka qytetarëve tanë do t’u mundësohet sistem më i lehtë dhe i thjeshtë për informim, edukim, por edhe mundësi që ato vetë të ndihmojnë në situata të ndryshme”, deklaroi për MIA-n drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Dimitar Gjeorgjievski.

Shtesë do të definohen kushtet për mënyrën në të cilën Drejtoria do ta vazhdojë bashkëpunimin me këtë rrjet social në procedurë parapenale.

Në takimin me të punësuarit në Komisionerin irlandez për mbrojtjen e të dhënave personale, janë këmbyer mendime për kompetencat specifike të cilat i kanë në pajtim me ligjet kombëtare, mënyrën e kryerjes së hetimit dhe inspektimit mbi përmbledhjen me të dhënat personale dhe sistemin e paraqitjes së keqpërdorimeve të të dhënave personale nga ana e atyre që i përpunojnë. “Gjithsesi, një prej çështjeve më aktuale ishte edhe kryerja e mbikëqyrjes inspektuese në selinë e Fejsbukut për Evropën në Dublin dhe konstatimet e inspektorëve në lidhje me mbrojtjen e privatësisë së këtij rrjeti social popullor”, deklaroi Gjeorgjievski.

Gjatë ditës së fundit të vizitës studimore përfaqësuesit e Drejtorisë do ta vizitojnë edhe njësinë për krim kompjuterik.

TV KOHA-Urim HASIPI

FACEBOOK ME SISTEM TË THJESHTUAR SIGURIMI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *